Kylian Mbappe-Michael Olise
Kylian Mbappe ka shprehur hapur admirimin e tij për bashkëlojtarin e tij te Franca, Michael Olise duke vlerësuar kontributin e tij në fushë.
Në një prononcim të fundit, ylli francez nuk i ka kursyer elozhet për aftësitë e Olise, duke nënvizuar se sa e lehtë është të bashkëpunosh me të.
"Është shumë e thjeshtë të luash me Olise. Ai e bën çdo gjë më të lehtë, duke luajtur gjithmonë me kokën lart. Ai mund t'i shohë gjithmonë lëvizjet e mia," u shpreh Mbappe.
Dyshja duket se ka krijuar një kimi të shkëlqyer në fushë, me Mbappen që e konsideron një privilegj të ketë një lojtar të tillë si shok skuadre.
Poll
