Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ousmane Dembele nuk i njeh limitet! Sulmuesi francez po i “çmend” të gjithë me skenarin që “kërcënon” pozitat e legjendave

Shkruar nga NEWSPORT
Ousmane Dembele nuk i njeh limitet! Sulmuesi francez po i
Ousmane Dembele

Është momenti i tij dhe u reflektua qartë edhe në fitoren “poker” të Francës me rezultatin 4-1 ndaj Norvegjisë. Ousmane Dembele e tregoi në fushë se “hijet” në ndeshjet e para ishin më shumë një plan përgatitje për të shpërthyer me golat pikërisht në sfidën e fundit në kuadër të grupeve.

Sulmuesi ishte protagonist absolut, duke krijuar binomin e “frikshëm” me Kylian Mbappe, përpara se Desire Doue të mbyllte këtë natë magjike me një tjetër realizim për kornizë.

Me Francën që tashmë shkon e qetë drejt fazës me eliminim direkt, aty ku e pret Suedia, Dembele ka një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij momentumi. Me tripletën fantastike të golave të shënuar, sulmuesi i Paris Saint-Germain e sheh dukshëm “favorit” për një tjetër çmim prestigjioz si trofeu i “Topit të Artë”.

Edhe pse i duhet që të mposhtë konkurrencën e Leo Messit, shokut të skuadrës te “Gjelat” Mbappe, Erling Haaland, Vinicus dhe Undav, 29-vjeçari beson ende te “skenari i çmendur” dhe që do ta bënte pikërisht francezin të shkruante historinë.

Në rast se ai ia del të fitojë Botërorin e 2-të me Francën, shoqëruar këtu edhe me Champions League-n e dytë rresht që fitoi me PSG-në, shto këtu dhe një fitore “hipotetike” në podiumin e “Topit të Artë”, Ousmane Dembele do të bëhej futbollisti i parë ndonjëherë që kompleton këtë trilogji dy herë.

Nëse një ekuacion i tillë do të zgjidhej pikërisht kështu, ai do të linte pas ikona të futbollit botëror si Rivaldo, kaka, Paolo Rossi, Franz Beckenbauer, të ndjerin Bobby Charlton, Leo Messin, Zinedine Zidane, Gerd Muller dhe Ronaldinhon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu