Andre Onana
Portieri Andre Onana do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Marrëveshja është arritur në mënyrë verbale për një huazim të kamerunasit te Trabzonspor, i cili do të zgjasë deri në qershor të vitit 2027.
Manchester United ka bërë të ditur se Onana nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, duke i hapur rrugë kalimit të tij. Nga ana tjetër, Trabzonspor është shprehur gati të përmbyllë operacionin duke paguar tarifën e huazimit, ndërsa vetë lojtari ka pranuar të qëndrojë në Super Ligën turke për të paktën një vit tjetër.
Kujtojmë që Onana u huazua në Turqi tek Trabzonspor vitin e kaluar pas një sezoni zhgënjyes tek Manchester United.
View this post on Instagram
Poll
