Ederson
Ederson do të mbetet pjesë e Atalantës, edhe për sezonin e ardhshëm të Serie A. Është vetë klubi bergamask që e ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me brazilianin, duke i dhënë kështu fund një kalimi të mundshëm drejt Manchester United në Premier League.
27-vjeçari ishte shumë pranë transferimit tek të kuqtë, ku kishte rënë dakord si për kontratën ashtu edhe për pagën që do të përfitonte, por ekzaminimet mjekësore në Angli shfaqën problematika të theksuara duke “ngrirë” këtë operacion.
Në këtë mënyrë, Ederson ka preferuar të qëndrojë tek skuadra momentale, ku luan edhe mbrojtësi e njëkohësisht kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti.
View this post on Instagram
Poll

