Në vigjilje të sezonit 2026-2027, drejtuesit e Juventusit kanë hedhur “grepat” në merkato. Bardhezinjtë ia kanë vendosur “syrin” mesfushorit Franck Kessie dhe sulmuesit Folarin Balogun.
Kessie aktualisht ndodhet pa ekip dhe transferimi nuk duket shumë i nderlikuar, por fillimisht duhet bindur lojtari. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë në të shkuarën ka luajtur me Milanin në Serie A, madje edhe me triumfin në sezonin 2021-2022, kampionat.
Eksperienca e 29-vjeçarit do të “stabilizonte” repartin e mesfushës, sikurse shpërndarjen e lojës. Emri tjetër gjen qasje te Folarin Balogun.
Në Kupën e Botës 2026, sulmuesi i SHBA-së, bëri që presidenti Donald Trump të “ndërhynte” te FIFA për lirimin nga kartoni i kuq për 25-vjeçarin.
Balogun la mbresa me SHBA-në në Kupën e Botës, 3 gola dhe 1 asist në 4 ndeshje, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlerësohet 40 milionë euro. Kartoni i qendërsulmuesit i përket Monaco-s në Francë.
View this post on Instagram
