Pas nënshkrimit me Gonçalo Ramos, që pritet të vihet nën urdhrat e Amorim pasi të përfundojë pushimet pas Botërorit, kuqezinjtë kanë vënë në shënjestrën e tyre edhe Phil Foden e Manchester City-t.
Për momentin sipas asaj që theksohet në median italiane bëhet fjalë për një ëndërr, por që mund të bëhet realitet në rast largimi të Rafael Leaos.
Emri i 26 vjeçarit lakmohet shumë nga kuqezinjtë edhe pse tani për tani nuk ka kontakte me përfaqësuesit e futbollistit që po ndiqet edhe nga Atletico Madrid dhe Galatasaray.
Anglezi vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe paga e tij nuk konsiderohet pengesë për klubin.
Një transferim i mundshëm i Enzo Fernandez, i cili është një dëshirë e trajnerit Enzo Maresca, do t’i ulë hapësirat Fodenit. Kuqezinjtë po e ndjekin me mjaft interes zhvillimet rreth mesfushorit 26-vjeçar.
