Youssouf Fofana duket se nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim. Mesfushori francez nuk shihet nga tekniku portugez si lojtar i paprekshëm dhe mund të largohet nëse vjen oferta e duhur.
Në Milano ka filluar zyrtarisht sezoni i ri 2026/2027, me Amorim që fillon nga puna për të ndërtuar një Milan të ri pas një tjetër sezoni zhgënjyes. Ndërkohë drejtuesit e klubit kuqezi po vazhdojnë punën në merkato për të plotësuar kërkesat e trajnerit.
Në projektin e ri të klubit, Fofana nuk shihet si një element i domosdoshëm. Klubi e vlerëson kartonin e francezit me 20-25 milionë euro dhe është i gatshëm për të negociuar nëse vjen një ofertë e kënaqshme. Fofana ka një kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028 dhe deri më tani nuk ka asnjë zhvillim zyrtar.
