Mario Gila
Mario Gila është futbollisti më i ri i Milan. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Lazio, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë.
Me klubin e ri, spanjolli ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Milan ka shpenzuar rreth 30 milionë euro.
Kështu, trajneri Ruben Amorim do të ketë një “armë” shtesë në repartin difensiv. Kujtojmë se Gila e ka nisur karrierën në Spanjë me CD Damm, ndërsa më vonë ka luajtur për të rinjtë e Espanyol dhe Real Madrid.
View this post on Instagram
Poll
