Ndeshja Como – Inter ka dhuruar emocione të forta dhe “drithërima”, e përfunduar 4 – 3 për zikaltërit. Serinë e golave e hapi Como me Valle në minutën e 36-të, ndërsa Paz dyfishoi në të 45-të.
Marcus Thuram dha shpresë në konkretizimin në “frymën e fundit” të pjesë së parë. Përmbysja e madhe nga ekipi i drejtuar prej Cristian Chivu erdhi në 45 minutat finale me rrjetat e Thuram dhe Dumfires (dopietë).
Goli i Da Cunha vlejti për statistikë. Pas 32 javësh në Serie A, Interi kryeson me 75 pikë, 9 më shumë se Napoli dhe 12 para Milanit.
Poll
