Dita e sotme ka sjellë emocione në futbollin ndërkombëtar me disa ndeshje miqësore që kanë shërbyer si test i rëndësishëm për skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026. Vëmendja kryesore ishte te përballjet e zhvilluara në Europë dhe më gjerë.
Kroacia ka konfirmuar formën e saj të mirë duke arritur një fitore domethënëse ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-1. Kroacia ishte më e organizuar dhe më këmbëngulëse në fazën ofensive. Me golat që u shënuan nga Luka Modric dhe nga mesfushori i Atalantës Mario Pasalic, ndërsa për miqt realizoj Adraz Sporar.
Ndërsa në takimin tjetër, Norvegjia dhe Maroku u ndanë në barazim 1-1. Marokenët kaluan të parët në avantazh që në minutat e para me anë të Brahim Diaz, ndërsa për nordikët realizoj mesfushori Martin Odegaard.
Këto ishin testet e fundit miqësore për ekipet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të startoi me datë 11 qeshor.
