Orges Shehi
Tashmë është zyrtare, Orges Shehi ka lënë ekipin e Tiranës dhe është bashkuar me Prishtinën në Superligën e Kosovës.
Para disa minutash, klubi prishtinali ka bërë publike arritjen e marrëveshjes, ndërsa e konsiderojnë Shehin trajner me mjaft përvojë dhe suksese.
Për durrsakun, ky është një rikthim në Superligën e Kosovës, pasi ka drejtuar më herët Ballkanin. Aventura e fundit për 48-vjeçarin, përkoi me Tiranën, ndërsa ia doli të siguroi mbijetesën bardhebluve, pavarësisht se i mori në fundin e tabelës.
View this post on Instagram
Poll
