Luka Modric e kishte imagjinuar ndryshe aventuar e tij tek Milan. Edhe pse bëri maksimumin, ai nuk arriti të ndryshonte fatet e ekipit për të kapur zonën e Champions League në renditje.
Modric kishte gjetur harmoni me trajnerin Massimiliano Allegri dhe klubin. Rinovimi edhe për një sezon dukej afër, por situata e fundit në klub duket se e ka bërë kroatin të ndryshojë mendim.
Sipas njerëzve pranë tij, mesfushori 40 vjeçar është shumë i zhgënjyer nga gjëndja në klub, me largimin e trajnerit dhe revolucionin e drejtuesve. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport” kthimi në Madrid është pista më konkrete, me Realin që mendon ti ofrojë një rol drejtuesi në zonën sportive. Ndërsa interesimet nga Arabia Saudite dhe SHBA nuk është se e bindin kroatin.
