Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Asnjë humbje dhe golat "lumë" në kampionat, Vllaznia me rekorde FENOMENALE pas finales historike (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë humbje dhe golat "lumë" në kampionat, Vllaznia me
Vllaznia e vajzave

Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 13-të në histori në këtë edicion 2025-26, pasi mposhti në finale Apoloninë me rezultatin 2-0. Dy golat e shënuar për pjesë nga Megi Doçi dhe Teresa Deda i mjaftuan shkodranëve që të “rrëmbenin” trofeun për të vazhduar kështu dominimin e tyre në kampionatin e vajzave.

Një faktor kyç i këtij dominimi është dhe ecuria rekord pa humbje, pasi vajzat shkodrane morën 15 fitore dhe u ndalën vetëm në një barazim, pikërisht ndaj fierakeve me të cilat u përballën në këtë finale të madhe.

Po ashtu, një tregues i “frikshëm” është dhe sasia e golave të realizuar. Shkodranet shënuan plot 124 të tillë në portat kundërshtare, teksa pranuan vetëm 3. Një statistikë që reflekton dukshëm pse kjo skuadër mban epitetin si më e mira e kampionatit.

Vlen të theksohet se me këtë sukses, Vllaznia do të marrë pjesë në “Champions Path”, ku do ta nisë nga raundi i dytë kualifikues.

Poll

Lexo gjithashtu