Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Trajneri italian largohet nga klubi i Serie A, gati kalimi te rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Trajneri italian largohet nga klubi i Serie A, gati kalimi te
Maurizio Sarri & Luciano Spalletti

Maurizio Sarri është larguar zyrtarisht nga Lazio. Klubi kryeqytetas italian dhe tekniku 67-vjeçar kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, me dakordësi dypalëshe.

“Lazio njofton se ka paraqitur në Ligën e Serie A ndërprerjen me mirëkuptim të ndërsjellë të marrëdhënies së punës me trajnerin Maurizio Sarri dhe stafin e tij.

Klubi pranon fundin e marrëdhënies profesionale dhe i shpreh urimet më të mira trajnerit dhe stafit të tij për vazhdimin e aktivitetit profesional”, shkruan klubi italian.

Kujtojmë që e ardhmja e trajnerit italian tashmë dihet. Sarri ka arritur akordin me Atalantën e Berat Gjimshitit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në stolin e ekipit bergamask.

Poll

Lexo gjithashtu