Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“I lumtur ta shoh me uniformën kuqezi”, ish-futbollisti italian nuk kursen elozhet për Taren: Person serioz dhe konkret, e respektoj shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“I lumtur ta shoh me uniformën kuqezi”, ish-futbollisti italian
Ilustrim/ Igli Tare dhe Oscar Damiani

Igli Tare është shumë pranë emërimit si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari duket se është në rrugën e duhur për të marrë postin e rëndësishëm te gjiganti i futbollit italian.

Ndërkohë që për këtë situatë ka folur ish-futbollisti italian, Oscar Damiani. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për Taren, duke thënë se është i lumtur për shqiptarin që do të marrë këtë rol te Milan, duke e cilësuar si person serioz dhe konkret.

“Igli Tare? E respektoj shumë, është një person serioz, i përgatitur dhe konkret. Nuk i pëlqen të duket, por të jetë konkret. Si tifoz i Milanit do të isha i lumtur ta shihja me uniformën kuqezi. A janë lidhur profile të tjera me Milanin? Unë jam gjithmonë për ata që e njohin kampionatin italian, historinë tonë, mentalitetin tonë. Do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, tha Damiani.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga