Redi Jupi
I ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” në TopChannel, ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Redi Jupi është ndalur të analizojë Egnatias.
Për kampionët në fuqi, Jupi tha se u ka rënë shkëlqimi dhe kjo për shkak se e kanë të vështirë të shënojnë gola.
“Ka një rënie të theksuar të Egnatias. Ka një “zbehje” në aspektin e shënimit. Më duket skuadër shumë e drejtë, skuadër e cila ka humbur shkëlqimin në aspektin sulmues.
Është një ekip që vazhdon të jetë solide në mbrojtje, por e ka të vështirë të shënojë, mendoj se është këmbanë alarmi për ta”, tha ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi.
Poll

