Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kemi një skuadër të fortë”, Igli Tare: Synojmë vazhdimësinë. Gimenez? Duhet qetësi

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi një skuadër të fortë”, Igli Tare:
Igli Tare

Igli Tare është padiksutim një nga kryesorët te skuadra e Milan në këtë sezon. Shqiptari po arrin të menaxhojë një skuadër që sezonet e fundit ka patur shumë oshilacione.

Aktualisht po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa janë vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli. Drejtori sportiv i kuqezinjve ka folur për atmosferën në ekip si dhe Gimenez.

“Dëmtimet e gjashtë lojtarëve gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve ishin sigurisht të paparashikueshme. Duhet të jemi të sigurt se kemi një skuadër të fortë. Në dhjetor, do të diskutojmë të ardhmen e afërt me trajnerin.

Atmosferë e shkëlqyer rreth ekipit, a është kjo edhe falë klubit? Absolutisht po, ne kemi filluar këtë udhëtim të ri dhe tifozët po na ndjekin me entuziazëm. Ne duhet ti japim vazhdimësi këtij momenti.

Çfarë duhet të bëjë Gimenez për të shmangur tregun e transferimeve? Qetësia është pjesë e udhëtimit të çdo sulmuesi. E di për çfarë bëhet fjalë, kam luajtur në pozicionin e tij. Ai ka besimin e shokëve të ekipit dhe të klubit. Gjithmonë ka shënuar me dopio shifra dhe bën një punë të shkëlqyer për ekipin, kjo është arsyeja pse është këtu”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu