Bilanci i Bayern Munich në këtë sezon të ri është i frikshëm për rivalët, 14 ndeshje dhe 14 fitore. E vështirë, por mos të thënë e pamundur që të gjesh jo vetëm në “arkivat” e Bayernit, por edhe në klubet e tjera që të ketë nisje të tillë.
Të besuarit e Vincent Kompany fituan lehtësisht në javën 9-të të Bundesligës ndaj Bayer Leverkusen, e mbyllur 3 – 0. Edhe pse nuk e nisi si titullar Harry Kane, “rekordmenët” e Gjermanisë shënuan 3 herë në pjesën e parë, konkretisht me Gnabry (25’), Jackson (31’) dhe autogoli i Bade (44’). Kane u fut në lojë vetëm në pjesë e dytë, por nuk gjeti dot rrugën e rrjetës.
Ndeshja e radhës për Bayern Munich do të jetë as më pak e sa më shumë se sa ndaj kampionëve të Champions-it, PSG-së, e planifikuar të martën në Paris, aty ku do të maten forcat.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës në Bundesligë, Leipzig bëri “detyrën” ndaj Stuttgart, 3 – 1, Heidenheim barazoi 1 – 1 kundër Frankfurt, sikurse Mainz – Werder. M’Gladbah fitoi thellë në St.Pauli (4 – 0), kurse Union Berlin – Freiburg nuk pati gola. Diferenca mes Bayern kryesues dhe Leipzig ndjkës është 5 pikë.
