Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Më i miri te Lecce, mesfushori i Kombëtares “sfidon” kampionët e Italisë (FORMACIONET)

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri te Lecce, mesfushori i Kombëtares “sfidon”
Ylber Ramadani dhe Medon Berisha

Kampionët në fuqi të Napolit do të zbresin në fushë pas pak minutash. Përballë ekipit të Antonio Contes do të jetë Lecce. Trajneri Di Francesco u ka besuar nga minuta e parë dy mesfushorëve të Kombëtares, Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.

Pikërisht ky i fundit mban notën më të lartë në ekip gjatë këtij sezoni sipas “SofaScore”, 7.17.

Pas humbjes me Udinesen, Lecce do kërkojë të marrë pikë kundër Napolit, pavarësisht “marzhit” të vështirësisë. 6 pikë në 8 javë, e përkthyer me vendin e 16-të në Serie A për ekipin e Ramadanit dhe Berishës.        

Më i miri te Lecce, mesfushori i Kombëtares “sfidon”
FORMACIONET/ Lecce - Napoli

 

Poll

Lexo gjithashtu