Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ricci s’mjafton! Milan “dështon” 2 herë radhazi, Atalanta ndal “Djallin”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ricci s’mjafton! Milan “dështon” 2 herë
Milan

Atalanta dhe Milan kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Golin për “Djallin” e shënoi mesfushori Riçi, ndërkohë që për barazimin e Atalantës mendoi Lookman. Vlen të përmendet se Berat Gjimshiti nuk ishte titullar në këtë duel, teksa u aktivizua  në minutën e 71’.

Gjithashtu për Milanin ishte dështimi i dytë radhazi për të marrë 3 pikët. Kjo pasi, të premten që lamë pas, “djemtë” e Massimiliano Allegrit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Pisa.

Pas këtij barazimi, Atalanta mbetet në vendin e 7-të në klasifikim, me 13 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë pas 9 ndeshjesh, skuadra e Milanit mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes së Serie A.  

GOLAT E NDESHJES:

Goli i Ricci

Goli i Lookman

Poll

Lexo gjithashtu