Juventus po kalon një situatë kaotike. Në 5 ndeshjet e fundit, “Zonja e Vjetër” ka vetëm 2 pikë, përfshirë këtu duele në Champions dhe Serie A. Ndërkohë që 3 ndeshjet e fundit i ka humbje, përballë Como, Real Madrid dhe Lazio.
Pikërisht disfata e mbrëmjes së djeshme përballë lacialëve, ka qenë fatale për trajnerin Igor Tudor. Vetëm pak minuta më parë, klubi torinoz njoftoi shkarkimin e trajnerit kroat, i cili mbyll kështu aventurën e tij me “bardhezinjtë”.
E teksa Juve po përjeton kaos, ndryshe është për Edon Zhegrovën. Pikërisht për këtë shkarkim, ai ka nisur të festojë. Kjo për shkak se Tudor nuk i jepte minuta sulmuesit shqiptar, madje kur e aktivizonte, ndodhte vetëm 10 minutat e fundit të një ndeshje.
Me trajnerin e ri, të cilin Juventus po e kërkon ende, pritet që “ylli” i Kosovës të marrë më shumë minuta. Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua nga Lille në Serie A gjatë merkatos verore, ndërkohë që për shërbimet e tij, “Zonja” shpenzoi 20 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

