Juventus është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ditën e sotme mbyllën bashkëpunimin me kroatin Igor Tudor. Emrat që mund të pasojnë Tudor janë të shumtë, por “Zonja e Vjetër” ka një të preferuar.
Bëhet fjalë për Luciano Spallettin. Trajneri 66-vjeçar pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit torinez, të cilët e shohin italianin si të duhurin për stolin e tyre dhe për të rikthyer ekipin në “majë”.
Kujtojmë se Spalletti është një trajner i lirë dhe pa ekip. Kombëtarja e Italisë ka qenë skuadra e fundit që ai ka drejtuar, ku në 24 ndeshje ka fituar vetëm gjysmën, pra 12, ndërkohë që 6 herë është mposhtur dhe në 6 duele ka dalë barazim.
Pritet të shihet nëse Spalletti do të ulet në pankinën e Juves edhe pse problem mbetet paga. Ndërkohë që në listën e “Zonjës” janë edhe emrat të tjerë, si Xavi, Roberto Mancini, Gareth Southgate apo Raffaele Palladino.
