Ditën e shtunë kanë përfunduar 2 ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës. Skuadra e Ferizajt drejtuar nga Nevil Dede ka ndarë pikët me Ballkanin. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 – 0 për Ballkanin me golin e Hamidi.
Në 45 minutat e dyta, Ferizaj u tregua më kërkues dhe barazoi shifrat, finalizimi i Haxhimusa. Në tre ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede i ka marrë të treja rezultatet, tregues se nuk kanë qendrueshmëri.
Ferizaj përkohësisht mban pozicionin e 7-të në tabelë, kërcënohet me rënien nga elita e futbollit në Shqipëri. Në sfidën mes kryesuesëve të Prishtinës dhe Gjilanit nuk ka pasur gola, 0 – 0.
U mendua se pas humbjes ndaj Llapit, Prishtina do bënte reagim, por nuk ndodhi kështu. Diferenca mes kryqytetasve dhe Ballkanit ndjekës në krye të tabelës përkon me vetëm 3 pikë.
