Atalanta
Skuadra e Arsenalit ishte shumë pranë triumfit në Champions Legue, por që avantazhit i hershëm, ndikoi për keq, barazimi i përkohshëm nga PSG-ja dhe fitorja e francezëve me penallti.
“Lëvizja” e fundit prej londinezëve është vërtetë befasuese. Sipas “Tutto Atalanta”, Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të bergamaskëve Marco Carnesecchi.
Edhe pse ata kanë në gjirin e tyre David Raya, i cili fitoi “Dorezën e Artë” në Premier League, duket se trajneri Mikel Arteta nuk është i bindur.
Carnesecchi ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2028-të, ndërsa kartoni i tij vlen 30 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Poll
