Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Dështoi keq në Premier League, klubi anglez ÇUDIT dhe mban po të njëjtin trajner

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dështoi keq në Premier League, klubi anglez ÇUDIT dhe
Pep Guardiola & Nuno Espirito Santo

Nuno Espirito Santo do të vazhdojë që të jetë trajner i West Ham. Pavarësisht rënies nga Premier League, duket se misionin e rikthimit në elitë, klubi i “Çekanëve” do t’ia besojë sërish teknikut portugez.

“Ne zhvilluam takim me trajnerin Nuno Espirito Santo në fillim të kësaj jave dhe jemi të kënaqur të konfirmojmë se ai ka shprehur angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj klubit, ashtu siç kemi ndaj tij”, shkruan ndër të tjera klubi anglez.

Kujtojmë se 52-vjeçari e mori drejtimin e Ëest Ham në shtator të vitit 2025. Ai e drejtoi West Ham në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke marrë 12 fitore, 9 barazime dhe 16 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu