Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E PABESUESHME/ Anglia ia merr në "kthesë" Spanjës dhe Italisë, triumfi i Crystal Palace në Conference League shton "pushtetin" në garat europiane

Shkruar nga NEWSPORT
E PABESUESHME/ Anglia ia merr në "kthesë" Spanjës dhe
Crystal Palace

Crystal Palace u shpall kampion i Conference League, pasi mposhti në finale Rayo Vallecanon me shifrat minimale 1-0.

Goli i Jean Philippe Mateta u mjaftoi anglezëve të cilët në këtë mënyrë siguruan dhe trofeun e tretë në histori të klubit, pikërisht në impiantin modern të Leipzig në Gjermani.

Me këtë triumf, kuqeblutë nuk nderojnë vetëm veten e tyre, por edhe Anglinë për sezonin e ardhshëm, pasi në garat europiane do të paraqiten plot 9 ekipe nga Premier League.

Një numër rekord ky, çfarë reflekton ndikimin e skuadrave angleze në kompeticionet elitare të Europës.

Kujtojmë se Aston Villa më herët u kurorëzua fitues i Europa League në fitoren përballë Freiburg, teksa Arsenal ka një detyrë të vështirë këtë të shtunë, ku do të gjejë përballë kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain në finalen e Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu