Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Pep Guardiola largohet mes të qeshurave nga Manchester City, mesfushori fut në “siklet” trajnerin spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pep Guardiola largohet mes të qeshurave nga Manchester City,
Bernardo Silva, Rodri & Pep Guardiola

Pep Guardiola u nderua nga Manchester City me një ceremoni të denjë lamtumire, pasi trajneri njoftoi se do t’i jepte fund ciklit të tij 10-vjeçar me “Qytetarët” në sezonin që sapo përfundoi në Premier League.

Mes shumë momenteve që u jetësuan në kujtesën e spanjollit, ishte dhe çasti kulminant që vuri disi në siklet 55-vjeçarin.

Bëhet fjalë për mesfushorin Bernardo Silva i cili i riktheu në vëmendje videon që u bë virale, ku Guardiola po shpjegon taktikat në stol, por nga pamjet shihet qartë që askush nuk është aty.

“Pep, të gjithë duan të dinë se kujt po i flet këtu”, ishte pyetja që Silva lexoi në një skaletë, teksa trajneri u sikletos fillimisht, përpara se të shkrihej së qeshuri.  

Kjo skenë epike i përket vitit 2020, kur asokohe luhej gjysmëfinalja e Kupës FA, mes Arsenalit dhe Manchesterit, përfunduar në favor të “Topçinjve” 2-0.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester City (@mancity)

Poll

Lexo gjithashtu