Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ "Furtunë" te klubi i Premier League, LARGOHET trajneri në momentin vendimtar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Furtunë" te klubi i Premier League, LARGOHET trajneri
Arne Slot

Arne Slot nuk do të jetë më trajneri i Liverpool për sezonin e ardhshëm. Vendimi ka marrë trajtë zyrtare nga drejtuesit, të cilët i kanë komunikuar holandezit “fletëdaljen” pas 2 sezonesh në stol.

Klubi është duke punuar momentalisht për të gjetur pasuesin e tij. Andoni Iraola i Bournemouth është një prej emrave më të diskutuar në stafin drejtues dhe me gjasë mund të jetë pikërisht spanjolli që mund të marrë këtë detyrë në orët në vazhdim.  

47-vjeçari mori drejtimin e Liverpoolit më 1 korrik të vitit 2024 dhe në 57 ndeshje të udhëhequra nga pankina, ka marrë 28 fitore, 9 barazime dhe 20 humbje. Me klubin nga Merseyside, Slot fitoi vetëm titullin kampion që në sezonin e parë pasi pasoi në këtë detyrë, Jurgen Klopp.

POSTIMI I KLUBIT: 

"Liverpool mund të konfirmojë që Arne Slot është duke u larguar nga detyra e tij si trajner me efekt të menjëhershëm dhe procesi për të emëruar pasuesin e tij po ndiqet në vijim. Ai largohet me një titull të Premier League në emrin e tij dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të madh."

Poll

Lexo gjithashtu