Alisson Becker
Liverpool ka informuar portierin Alisson Becker dëshirën për të mbajtur edhe një sezon. Pra, klubi anglez dëshiron që të bashkëpunojë me brazilianin deri në fund të kontratës, në verën e vitit 2027.
Në krahun tjetër, Juventus i ka ofruar 33-vjeçarit një kontratë afatgjate. Por, Liverpool e ka refuzuar ofertën e klubit torinez, pasi kërkon që ta mbajë Alisson deri verën e ardhshme.
Tashmë gjithçka mbetet në dorën e portierit dhe do të jetë ai që do të vendosë. Vlen të theksohet se një nga personat që po insiston për ta mbajtur te “The Reds” është edhe trajneri Arne Slot.
View this post on Instagram
Poll
