Mohamed Salah po konsideron seriozisht një rikthim te Liverpool pas shkarkimit të trajnerit Arne Slot, sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se egjiptiani ka ndryshuar qëndrim pas largimit të teknikut holandez, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje gjatë sezonit.
Salah ka vendosur tashmë të largohet nga Anfield, por me zhvillimet e fundit duket se e kanë bërë egjiptianin të ndryshoj mendim. Ai është i gatshëm të rikthehet nëqoftëse klubi do të dëshirojë t'a marr përsëri.
Marrëdhënia mes Salah dhe Slot ishte përkeqësuar gjatë muajve të fundit, me disa deklarata publike që lanë të kuptohej se mes tyre kishte tensione lidhur me stilin e lojës dhe rolin e lojtarit në skuadër.
Deri tani, Liverpool nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë bisedë për rinovimin ose rikthimin e Salah në planet afatgjata të klubit. Megjithatë, largimi i Slot ka rritur optimizmin te tifozët, të cilët shpresojnë të shohin yllin egjiptian përsëri me fanelën e kuqe edhe sezonin e ardhshëm.
