Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Humbje që prish “ëndrrën” për titullin, Arsenali i jep “shpresë” Manchester City-t

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Humbje që prish “ëndrrën” për titullin,
Arsenali - Bournemouth

Edhe pse u parashikua ndeshje e lehtë në “letër” kundër Bournemouth, Arsenali i befasoi të gjithë, duke humbur 1 – 2 në “Emirates Stadium”.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta u gjend në vështirësi që në fillim të ndeshjes, ndërsa pësuan golin në minutën e 17-të me Kroupi.

“Topçinjtë” me kalimin e minutave, filluan të marrin “terren”, e shoqëruar me fitimin e penalltisë dhe ekzekutimin e saktë prej Gyokeres (minuta e 35-të). Pushimi mes pjesëve u mendua se do të ndikonte për mirë te Arsenali, por që nuk rezultoi e tillë në fushën e blertë.

Goli i “knock-out”-it për “Topçinjtë” erdhi në minutën e 74-të, autor Scott. Pas 32 javësh në Premier League, Arsenali grumbullon 70 pikë, 9 më tepër se Manchester City, por që “Qytetarët” kanë 2 ndeshje më pak dhe nëse dalin fitimtarë, gara për kreun do të “ndizej” plotësisht.    

 

Poll

Lexo gjithashtu