Manchester City po mendon për transferimin e Elliot Anderson, me klubin anglez që pritet të paraqesë një ofertë të re në ditët në vijim.
Sipas raportimeve, oferta e parë e “Qytetarëve” u refuzua javën e kaluar, por drejtuesit e Cityt mbeten optimistë se marrëveshja do të finalizohet. Anderson thuhet se është i interesuar për kalimin në “Etihad”, ndërsa drejtuesit e City-t po shtyjnë fort për ta mbyllur transferimin.
Interes për mesfushorin vazhdon të ketë edhe Manchester United, por aktualisht City konsiderohet favorit në garën për firmën e lojtarit. Klubi e ka ndjekur situatën e Anderson që prej muajit mars dhe është i vendosur ta sigurojë sa më shpejt.
Bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt nëse oferta e re plotëson kërkesat e klubit aktual të lojtarit.
