Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

ATLETIKË/ Fundi i një epoke, Armand Duplantis mposhtet pas tre vitesh dominim

Shkruar nga NEWSPORT
ATLETIKË/ Fundi i një epoke, Armand Duplantis mposhtet pas tre vitesh
Armand Duplantis

Armand Duplantis ka pësuar humbjen e parë pas tre vitesh në garat e Diamond League. Kampioni suedez i kërcimit me shkop nuk arriti të triumfojë në Stockholm, duke zhgënjyer publikun vendas pas një serie të jashtëzakonshme fitoresh.

Duplantis kaloi me sukses lartësinë 5.80 metra, por hasi vështirësi në 5.90 metra. Këtë e shfrytëzoi australiani Kurtis Marschall, i cili e kapërceu lartësinë dhe siguroi vendin e parë në garë.

Suedezi tentoi më pas të kalonte 6 metra dhe 6.05 metra, por dështoi në të gjitha përpjekjet. Pavarësisht kësaj ndalese, Duplantis mbetet rekordmeni botëror në kërcimin me shkop, me nëntë tituj botërorë dhe dy medalje të arta olimpike në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu