Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Manchester City. Me një vit tjetër në kontratë, klubi anglez dhe trajneri spanjoll kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Ndërsa njoftimi zyrtar është bërë nga Manchester City me anë të një video.
"Mos më pyesni arsyet pse po largohem. Nuk ka asnjë arsye. Por thellë brenda meje, e di që është koha. E përjetshme do të jetë ajo ndjenjë. Njerëzit, kujtimet, dashuria që kam për Manchester City-n tim. Ne punojmë dhe vuajmë.
Ne luftuam dhe i bëmë gjërat sipas mënyrës sonë. Ndërsa koha ime po mbaron, jini të lumtur. Pra, zonja dhe zotërinj, faleminderit që më besuat. Faleminderit që më shtytët. Faleminderit që më donit”, thotë ndër të tjera tekniku spanjoll.
Pep Guardiola e ka drejtuar City-n deri më sot në 592 ndeshje. “Timonieri” spanjoll ia ka dalë që të fitojë 423 prej tyre, teksa ka barazuar 77 herë dhe ka humbur në 92 raste të tjera.
View this post on Instagram



