Sulmuesi francez dhe fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, ka reaguar për herë të parë në lidhje me dëmtimin e pulpës që pësoi kundër Parisit në javën e fundit të kampionatit.
Edhe pse u përfol se 29-vjeçari nuk do të ishte në gjendje për të dhënë kontributin në finalen e Champions League kundër Arsenalit, protagonisti ka reaguar.
“Ndihem shumë më mirë se të dielën. Pata pak frikë, por mjeku më tha se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Ndjeva një shqetësim të lehtë dhe preferova të mos merrja asnjë rrezik…”, u shpreh Dembele.
Nëse PSG-ja fitoi Champions-in dhe sulmuesi në fjalë zhvillon paraqitje bindëse me Francën në Kupën e Botës, gjasat që ylli i parisienëve të marrë “Topin e Artë” për të dytin vit radhazi do të ishin të mëdha.
