Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Zyrtarizimi i tij te Manchester United "çështje ditësh", Michael Carrick kërkon "dhuratën" e parë nga drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizimi i tij te Manchester United "çështje
Michael Carrick

Manchester United pritet të jetë goxha aktiv në këtë sesion merkatoje të verës, pasi klubi siguroi dhe zyrtarisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, shoqëruar kjo dhe me konfirmimin e trajnerit Michael Carrick në stol.

Teksa mungon zyrtarizimi i marrëveshjes me këtë të fundit, duket se drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për t’i plotësuar dëshirat teknikut 44-vjeçar i cili kërkon të rrisë nivelin e ekipit që ka në dispozicion.

Zyrtarizimi i tij te Manchester United "çështje
Ederson

Një prej emrave që po lakohet është ai i Ederson. Eksperti i lëvizjeve në merkato, Fabrizio Romano shkruan se mesfushori ka vendosur të mos pranojë rinovimin nga bergamaskët, duke ofruar gatishmërinë e tij për të kaluar në “Old Trafford”.

Megjithatë, për të bindur skuadrën italiane, Manchesheteri duhet të depozitojë shumën prej 45 milionë eurosh, shifër kjo lehtësisht e kapërdishme.

Poll

Lexo gjithashtu