Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Chelsea përgatit 120 milionë euro, synohet ish-sulmuesi i Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea përgatit 120 milionë euro, synohet ish-sulmuesi i Napolit
Khvicha Kvaratskhelia & Victor Osimhen kur ishin pjesë e Napolit

Victor Osimhen mund të largohet nga Galatasaray gjatë merkatos së kësaj vere. Shumë klube kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, me Chelsea-n që është futur seriozisht në garë.

Raportohet se “Blutë e Londrës” janë gati të shpenzojnë deri në 120 milionë euro, për të bërë të tyrin nigerianin. Tashmë, zgjedhja i mbetet vetë sulmuesit 27-vjeçar, pasi klubi turk është gati ta shesë për aq para.

Kujtojmë që Osimhen u bashkua me turqit që në shtatorit e vitit 2024 në formë huazimi nga Napoli. Shitja përfundimtare erdhi një vit më vonë, kur Gallata e bleu për 75 milionë euro.

Përsa i përket këtij sezoni, nigeriani ka bërë mjaft mirë. Në 33 ndeshje që ka marrë pjesë, Victor Osimhen ia ka dalë që të gjejë rrugën e rrjetës 22 herë dhe të asistojë në 8 raste të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu