Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Ju tregoj arsyet pse nuk ftova Palmer dhe Arnold”, trajneri Tuchel i qetë pasi “tërboi” tifozët e Anglisë: Prandaj jam trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
“Ju tregoj arsyet pse nuk ftova Palmer dhe Arnold”, trajneri Tuchel
Thomas Tuchel

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar pak minuta më parë listën e plotë të lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e Botës 2026. Trajneri Thomas Tuchel ka surprizuar jo pak me përzgjedhjet e tij.

Tekniku gjerman ka lënë jashtë emra si Alexander-Arnold, Cole Palmer, Harry Maguire, Fikayo Tomori dhe Phil Foden. Mirëpo, vetë Tuchel ka folur pas publikimit të listës, duke u shfaqur mjaft i qetë.

Gjermani theksoi se i ka telefonuar të gjithë futbollistët. Ndër të tjera, trajneri tregoi edhe arsyet e këtyre zgjedhjeve, duke “justifikuar” edhe lënien jashtë të disa yjeve.

“Tani mund të jem i qetë dhe pa stres, mezi pres të hypi në avionin përtej Oqeanit. Ishin vendimet më të vështira por të duhura. Më pëlqen të jem në këto situata. Kisha një listë me 55 futbollistë por të gjithë për turizëm si merrja dot. Disa nuk i zgjodha për çështje karakteristikash dhe roli, disa për formën. Ndaj jam trajneri. I telefonova të gjithëve, një nga një”, tha Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu