Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nuk është Jose Mourinho, “zbulohet” trajneri i RI i Real Madrid në mes të "kolapsit"

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është Jose Mourinho, “zbulohet” trajneri i RI i Real
Florentino Perez

Situata te Real Madrid nuk është aspak e mirë. Përtej mungesës së trofeve për të dytin sezon radhazi, te “Galaktikët” ka “plasur” edhe grushti, rasti më i “freskët” përplasja fizike mes Valverde dhe Tchouameni.

Ndërsa ende nuk është marrë vendimi final për trajnerin e ri te madrilenët, një emër surprizë përkon me “timonierin” e Real Sociedad, fjala është për Pellegrino Matarazzo, sipas "radio marca".

48-vjeçari nga SHBA-ja ka disa muaj që ka marrë “frerët” e Sociedad, ndërsa po zhvillon punë fantastike te ekipi bask, e ku së fundmi fitoi edhe Kupën e Spanjës.

Ndryshe nga Mourinho, “CV” e Matarazzo është e “vakët”, por shumë shpresdhënëse, pasi po e dëshmon te Sociedad. Fjala e fundit për të dhënë “dritën e gjelbërt” për trajneri e ri te Reali është presidenti Florentino Perez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt España ???????? (@transfermarkt.es)

Poll

Lexo gjithashtu