Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Julian Alvarez shprehu publikisht kërkesën për largim, Atletico Madrid ia "përplas" në fytyrë Barcelonës: S'keni para për ta blerë, të gjithë e dinë që jeni...

Shkruar nga NEWSPORT
Julian Alvarez shprehu publikisht kërkesën për largim, Atletico
Julian Alvarez

Atletico Madrid nuk e ka vonuar përgjigjen, pas deklaratave të dhëna nga Julian Alvarez, i cili pas fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, u shpreh se zgjedhja më e mirë për të gjitha palët e përfshira do të ishte largimi.

Klubi madrilen është shprehur se për sa kohë, te lojtari ekziston një klauzolë që vlen 500 milionë euro, drejtuesit nuk do të lëvizin as gishtin për të pranuar ofertat e klubeve të interesuara, përfshirë këtu Barcelonën që ndodhet momentalisht në “pole position”.

Sipas tyre, mënyra se si katalanasit po negociojnë fshehurazi për të bindur sulmuesin argjentinas të shprehë hapur kërkesën për largim, është tregues i një klubi të pabesë dhe për këtë arsye, ata kanë vendosur t’i drejtohen gjykatës.

“Barcelona s’e ka shumën që i duhet për ta paguar Julian dhe ai nuk do të kalojë tek kjo skuadër. Ose të paguajnë klauzolën e largimit (500 milionë), ose të zbrapsen. Të gjithë e dinë tashmë çfarë klubi i pandershëm po tregohen. Po përpiqen më kot. E bën të njëjtën gjë edhe me Nico Williams në sezonin e kaluar”, shkruhet në komunikimin publik të Atleticos.

Duket se një “betejë” e hapur po “zien” në Spanjë dhe për Barcelonën nuk do të jetë aspak e lehtë të përfitojë Alvarezin nga rivalët e tyre, me qëllim zëvendësimin e Robert Lewandowskit të larguar.

Poll

Lexo gjithashtu