Venezuela u përball me dy tërmete të fuqishme ditën e sotme, duke sjellë deri në këto momente një bilanc të frikshëm prej 32 viktimash dhe 700 të tjerë të plagosur.
Lëkundjet e para regjistroi magnitutën 7.2 ballë, ndërsa ai i radhës 7.5 ballë, çfarë rezultoi në pasoja të tmerrshme për këdo që i përjetoi këto momente të vështira.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka patur edhe një reagim publik nga klubi i Real Madridit, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta dhe solidaritet për viktimat e tragjedisë si dhe mbështetjen e tyre për të plagosurit.
POSTIMI:
"Klubi i Real Madrid, presidenti i tij dhe Bordi Drejtues shprehin trishtimin e tyre më të thellë dhe solidaritetin me viktimat e tërmetit që ka goditur Venezuelën në orët e fundit.
Klubi ynë dëshiron t’u përcjellë ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e tij familjeve të atyre që kanë humbur jetën, si edhe mbarë popullit të Venezuela.
Gjithashtu, u urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe u shprehim mbështetjen, kujdesin dhe solidaritetin tonë në këtë moment të vështirë".
View this post on Instagram

