Arijon Ibrahimovic
Me përfundimin e huazimit te Heidenheim, Arijon Ibrahimovic do të rikthehet te Bayern Munich më 30 qershor. Mirëpo, klubi bavarez nuk është i bindur nga aftësitë e 20-vjeçarit që bën disa role në repartin e sulmit.
Në këto kushte, Bayern Munich po shyqrton disa mundësi ku mund ta huazojë apo ta shesë përfundimisht. Werder Bremen mbeten një opsion konkret, me klubin “jeshil” që ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e futbollistit me origjinë nga Prizreni.
Vetë Ibrahimovic nuk do ta refuzonte një kalim të tillë, për shkak të minutave. Kujtojmë se kontrata e shqiptarit me Bayern Munich përfunon në qershor të vitit 2027. E ardhmja e “Ibrës shqiptar” mbetet në duart e trajnerit Vincent Kompany.
Poll
