Pas zyrtarizinit të Marc Cucurella në krahun e majtë të mbrojtjes, Jose Mourinho ka bërë gati listën e lojtarëve që janë jashtë planeve të projektit të ri. Trajneri portugez i ka kërkuar drejtuesve largimin e tre lojtarëve në repartin që do të mbulohet nga Cucurella.
Ferlan Mendy, Fran Garcia dhe Alvaro Carreras me këtë të fundit që u ble vitin e shkuar te Benfika për shumën e 50 milionë euro. Listës i shtohen edhe mesfushorët Eduardo Camavinga dhe Franco Mastantuono, për të dy lojtarët Mourinho ka kërkuar shitjen e menjëhershme dhe pse argjentinasi u ble për 60 milionë euro nga River Plate.
Vendimi surpizë vjen për sulmuesin Gonzalo Garcia, për trajnerin Garcia do të jetë në dyshen e dytë sulmuese me brazilianin Endrick, pas titullarëve Mbappe-Vinicius Jr.
