Milionat e rezervuara për superblerjen e radhës te Real Madrid nuk do të shkojnë për Michael Olise, ashtu siç ishte planifikuar më herët nga presidenti Florentino Perez, por për një tjetër futbollist të klasit botëror.
Fjala është për Enzo Fernandez, mesfushorin e Chelseat dhe të Kombëtares së Argjentinës. Drejtuesit kanë vendosur që paratë t’i investojnë te 25-vjeçari i cili prej kohësh e ka deklaruar se do ta pëlqente një transferim në “Santiago Bernabeu”.
Pikërisht argjentasi ka ofruar gatishmërinë e tij për të bërë çdo gjë që është e mundur që kjo tratativë të realizohet, teksa për Jose Mourinho, prania e një mesfushori me tipare të tilla do t’i ofronte më shumë eksperiencë në një repart ku priten ndryshime të mëdha.
View this post on Instagram
