Real Madrid ka marrë vendimin për të riblerë nga Como, Nico Paz. Mesfushori i talentuar do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” pasi për të është aktivizuar dhe e drejta e klauzolës që prek 10 milionë eurot.
Mirëpo, duket se tek klubi madrilen, ky është një veprim i mirëstudiuar, jo për shkak të rëndësisë që lojtari ka në planet e trajnerit Jose Mourinho, por për fitimet ekonomike.
21-vjeçari është sërish në shitje dhe për të gjitha klubet e interesuara, kartoni i tij tashmë peshon 60 milionë euro.
Ky çmim vlen posaçërisht për Comon, ekipin për të cilin argjentinasi kaloi 2 sezone duke u bërë protagonist për trajnerin Cesc Fabregas, i cili në anën tjetër këmbëngul ta ketë sërish për sezonin e ri.
Nëse një kalim i tillë nuk ndodh, një tjetër “pistë” që nuk anashkalohet është dhe ajo e Interit, por nuk përjashtohet mundësia e një transferimi në Premier League, aty ku disa skuadra po e monitorojnë me kujdes talentin premtues.
???? ????????????????????????????????: Real Madrid are ???????????????????????????????????????? their €10M buy-back clause for Nico Paz, according to @Ramon_AlvarezMM ????????⭐️
— 433 (@433) June 25, 2026
After bringing him back, Real Madrid will offer Como the chance to sign him permanently for €60M, while keeping a new buy-back clause worth… pic.twitter.com/K63zeBx4QV
