Përmes një postimi në rrjetet sociale, madrilenët kanë njoftuar se ankesa drejt Gjykatës Provinciale të Madridit është hedhur poshtë, mirëpo ato shtojnë se do t’i shkojnë deri në fund kësaj historie.
Sipas tyre, kjo marrëveshje sjell pasoja ekonomike për të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe përmes “CVC”-së, La Liga-s i lind e drejta për shfrytëzimin e të drejtave që vijnë nga marketingu televiziv.
Kësaj ankese i janë shtuar edhe Barcelona me Athletic Bilbaon dhe në ditët në vazhdim pritet të kuptohen edhe aktet e radhës që do të ndërmerren për këtë situatë.
NJOFTIMI:
"Real Madrid njofton se Gjykata Provinciale e Madridit ka rrëzuar ankesën e paraqitur bashkërisht nga Real Madrid dhe Atletic Club kundër marrëveshjeve të miratuara nga LaLiga në lidhje me të ashtuquajturin operacion CVC.
Real Madrid e respekton plotësisht rezolutën gjyqësore, por nuk pajtohet thellësisht me përfundimet e saj dhe konsideron se vendimi nuk ofron një përgjigje të mjaftueshme për çështjet me rëndësi të jashtëzakonshme ligjore, ekonomike dhe institucionale për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit profesional në Spanjë.
Rezoluta në thelb e bazon vendimin e saj duke konsideruar se kompensimi i ofruar në favor të CVC përbën një shpenzim marketingu për të drejtat audiovizuale dhe duke kuptuar se operacioni nuk prek klubet që zgjodhën të mos i përmbahen asaj. Real Madrid, përkundrazi, pohon se marrëveshjet e kontestuara ndikojnë drejtpërdrejt në modelin e menaxhimit të të drejtave audiovizuale, kuadrin ekonomik të LaLiga-s dhe të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha klubeve që marrin pjesë në garë.
Klubi ynë gjithashtu beson se një operacion që synon të projektojë efektet e tij gjatë dekadave në strukturën ekonomike dhe qeverisëse të futbollit profesional spanjoll kërkon një analizë veçanërisht rigoroze të të gjitha çështjeve ligjore të ngritura dhe pasojave të tyre të tashme dhe të ardhshme.
Për të gjitha këto arsye, Real Madrid njofton se do të paraqesë një apel në Gjykatën Supreme, duke kuptuar se ka çështje me interes të dukshëm ligjor që kërkojnë një vendim nga Gjykata e Lartë dhe përcaktimin e doktrinës mbi aspektet thelbësore të kuadrit ligjor të zbatueshëm për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të drejtave audiovizuale të futbollit profesional.
Real Madrid do të vazhdojë të mbrojë, në të gjitha nivelet e zbatueshme, parimet e ligjshmërisë, transparencës, sigurisë ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të anëtarëve të saj dhe të të gjitha klubeve që përbëjnë futbollin profesional spanjoll."
