Atletico Madrid ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e mbrojtësit të majtë Alejandro Grimaldo nga Bayer Leverkusen. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe lojtari pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll.
Grimaldo kishte rënë dakord për kushtet personale me Atletico Madrid që javën e kaluar, ndërsa tashmë klubet kanë finalizuar edhe marrëveshjen financiare. Transferimi raportohet të ketë një vlerë totale mbi 20 milionë euro
Mbrojtësi spanjoll zhvilloi paraqitje të shkëlqyera me Bayer Leverkusen, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës gjermane. Tani ai rikthehet në La Liga, ku do të forcojë krahun e majtë të ekipit të drejtuar nga Diego Simeone.
Sipas burimeve, Grimaldo kishte si prioritet vetëm Atleticon dhe është i gatshëm për sfidën e re në Madrid.
View this post on Instagram
