Një postim i bërë nga ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas në profilin e tij në “X” të njohur ndryshe si Twitter, ka ngjallur reagime të forta nga tifozët e klubit madrilenë të cilët nuk e kanë kursyer aspak spanjollin për qëndrimet e tij kundër rikthimit të Jose Mourinhos në stol.
Casillas shprehet se nuk ka asgjë personale ndaj tij, por do mendon se ekzistojnë shumë trajnerë me cilësi që mund ta rikthenin “skuadrën e jetës së tij” në vendin ku i takon.
Megjithatë, një shumicë e tifozëve i kanë replikuar duke i kërkuarë që të “qepë” gojën, pasi në kohën kur luante në fushë zgjodhi të heshtë dhe të përballet me frikën e emrave si Puyol dhe Pique, kur zhvilloheshin El Clasicot.
No tengo ningún problema con Mourinho. Me parece un gran profesional. No le quiero en el @realmadrid . Creo que otros entrenadores estarían mejor capacitados para entrenar en el club de mi vida. Opinión personal. Nada mas.
— Iker Casillas (@IkerCasillas) May 12, 2026
