Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Real Madrid i fut “ethet” Interit, klubi spanjoll nis operacionin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Real Madrid i fut “ethet” Interit, klubi spanjoll nis
Ilustrim: Real Madrid / Inter

Real Madrid ka nisur “operacionin” për transferimin e Alessandro Bastonit. Sipas prestigjiozes “AS”, klubi madrilen, me në krye trajnerin Jose Mourinho e shohin mbrojtësin italian si të duhurin për të përforcuar prapavijën.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar është opsioni më real dhe i mundshëm. Puna nga drejtuesit e “Los Blancos” ka nisur dhe pritet një ofertë e parë zyrtare, rreth 60 milionë euro, e cila nuk dihet nëse do të merret parasysh nga klubi i Serie A.

Kujtojmë se Bastoni ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028. Ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt”, është rreth 65 milionë euro. Mbrojtësi është “prodhim” i Atalantës, ndërsa ka luajtur edhe me Parmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu