Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E PAPRITUR/ Mundësi përjashtimi?! Dinamo merr lajmin “BOMBË” pak ditë para sfidës evropiane, reagon vetë klubi: UEFA po monitoron...

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Mundësi përjashtimi?! Dinamo merr lajmin
Dinamo

Një lajm mjaft i mirë për Dinamon. Klubi i Superiores mund të kalojë fazën e parë kualifikuese të UEFA Conference League pa zbritur në fushë. Kjo për shkak se kundërshtari i dinamovitëve, Astana, rrezikoen të përjashtohet nga kompeticionet e UEFA-s në prag të fillimit të tyre.

Janë mediat nga Kazakistani, ato të cilat kanë përhapur këtë lajm dhe situatë alarmante për klubin e Astanës. Sipas tyre, ky përjashtim mund të vijë si rrjedhojë e problemeve të mëdha financiare, duke e bërë të pamundur që të përballojë ndeshjet ndaj Dinamos, për shkak të fondeve.

Ndërsa është vetë klubi i Astanës që ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale, në lidhje me këtë situatë “bombë”. Klubi kazak ka shpjeguar se problemi nuk qëndron tek udhëtimi, por tek vlerësimi që UEFA i ka bërë situatës financiare, përsa i përket borxheve ndaj palëve të treta.

“Në lidhje me përhapjen e informacionit të rremë në media në lidhje me një kërcënim të mundshëm për pjesëmarrjen e FC Astana në garat europiane, ne e konsiderojmë të nevojshme të bëjmë një sqarim.

Raportet se pjesëmarrja e klubit në garat europiane është potencialisht e kërcënuar nga mungesa e fondeve për udhëtimin e ekipit në Shqipëri janë të pavërteta. Përgatitjet për ndeshjen po vazhdojnë si zakonisht dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me udhëtimin, akomodimin dhe pjesëmarrjen e ekipit janë mbuluar plotësisht.

Arsyeja lidhet vetëm me procesin tremujor të monitorimit financiar të UEFA-s, gjatë të cilit klubi konfirmon se nuk ka detyrime financiare të papaguara ndaj anëtarëve të ekipit të tij. Klubi aktualisht po punon për ta përfunduar me sukses këtë proces.

U kërkojmë tifozëve dhe përfaqësuesve të medias të mbështeten ekskluzivisht në informacionin zyrtar të publikuar në faqet zyrtare të internetit të FC Astana”, shkruan klubi kazak, duke lënë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «Астана» | FC Astana (@fca.astana)

Poll

Lexo gjithashtu